Kosovë
Vetëvendosja e konsideron ‘ilegale’ Qeverinë Hoti, Kosnett: Ne nuk e konsiderojmë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është pyetur rreth asaj se si e konsideron faktin që Vetëvendosja e konsideron ‘ilegale’ qeverinë Hoti.
Kosnett ishte i prerë në përgjigje:
“Ne nuk e konsiderojmë qeverinë Hoti ilegale”, tha ai, për të vazhduar tutje: “Ne respektojmë Gjykatën Kushtetuese”.
“Unë mendoj se është nëj funksion i një sistemi shumë partiak. E kuptoj se disa janë të lumtur e disa të frustruar. Koalicioni mes VV dhe LDK ishte një koalicion fragjil. Nuk e fsheheim faktin se ishim të pakënaqur me politikat e jashtme të Kurit”, ka thënë ai duke shtuar se në vecanti, ishin të pakënqaur me tarifat dhe reciprocitetin.
“Kosova duhej të merrte guximin të hiqte tarifat dhe reciprocitetin. Ne e kemi bërë të qartë, nuk e kemi urdhëruar askënd ta rrëzojë qeverinë. Ne kemi pasur kërkesat tona” , ka thënë ai, përcjell Periskopi.





















