Connect with us

Sport

Vetëm dy skuadra po luftojnë në tri fronte në Evropë

Publikuar

‘Zonja e Vjetër’, po synonte ‘tripletën’, duke kërkuar tituj në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Humbja e tyre në finalet ë Kupës së Italisë, ka bërë që vetëm dy ekipe në Evropë t’i kenë të hapura mundësitë për ‘tripletë’ këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Bayern Munich dhe PSG, janë skuadrat e vetme që po luftojnë në tri fronte.

‘Bavarezët’ dhe parazianët tashmë janë konfirmuar kampion në ligat e tyre, dhe tani mbeten në garë për Kupë dhe në Ligën e Kampionëve.

Në Ligën e Kampionëve, PSG ka siguruar çerekfinalen, ndërsa Bayern Munich ka për të zhvilluar edhe ndeshjen e dytë për ta bërë një gjë të tillë, ku në ‘Allianz Arena’ pret Chelsean./Lajmi.net/