Connect with us

Kosovë

Veseli viziton burgun e OZN’së: PDK do të angazhohet për drejtësi për mijëra viktima të pafajshme

Publikuar

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka treguar se sot në Prizren ka vizituar ish burgun e  OZN-ës, ku vuajtën e vdiqën qindra nacionalistë e patriotë.

‘’ Unë do të angazhohem që procesi i memorizimit të së kaluarës tonë historike të rregullohet e mbrohet me ligj’’, ka shkruar Veseli.

 

Ja postimi i plotë:

Sot në Prizren vizitova ndërtesën e ish burgut të OZN-ës e cila ka funksionuar gjatë viteve 1945 -1965 në këtë qytet, ku vuajtën e vdiqën qindra nacionalistë e patriot, sikurse Halim Spahia, Marije Shllaku, At Bernard Llupi, e shumë shqiptarë të tjerë.

Në ambientet e brendshme të kësaj ndërtese ende ekzistojnë gjurmët e dhembjes të qindra e mijëra shqiptarëve të cilët u arrestuan, torturuan dhe u vranë si të dënuar politikë shqiptarë që kishin punuar për çlirimin e Kosovës nga ish Jugosllavia, veçmas ata që kanë kaluar nëpër zyrat e UDB-ës së Prizrenit gjatë kësaj periudhe kohore.

Bazuar në të gjitha këto dëshmi të dokumentuar nga punonjës të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, është hartuar projekt propozimi i “Muzeut të Dhunës” i cili tani e tutje do të shndërrohet në muzeun e kujtesës të krimeve të komunizmit.

Unë do të angazhohem që procesi i memorizimit të së kaluarës tonë historike të rregullohet e mbrohet me ligj.

Së shpejti do të iniciojmë në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për procesin e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në Kosovë. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk e kemi përmbyllur këtë proces. E kemi obligim moral e shtetëror t’i njohim sakrificat e atyre që u ndoqën dhe u vranë nga regjimi komunist jugosllav.

PDK do të angazhohet për drejtësi për mijëra viktima të pafajshme.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK