Connect with us

Sport

Verona luan kundër Napolit – Rrahmani vihet përballë skuadrës së tij të ardhshme

Publikuar

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, me skuadrën e tij Verona, do të kenë sonte një ndeshje mjaft interesante, shkruan lajmi.net.

Me fillim nga ora 19:30, Verona luan si nikoqire e Napolit, ndeshje kjo që për Rrahmanin do të jetë kundër skuadrës së ardhshme.

Mbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me Napolin më herët gjatë sezonit, dhe sapo ky sezon të përfundojë, ai do të niset drejt jugut të Italisë.

Napoli futet në këtë ndeshje pas një forme të mirë dhe me motivim të lartë pas triumfit në Superkupën e Italisë.

Mysafirët do të kenë vëmendjen te Rrahmani, për të parë se si qëndrojnë paraqitjet e tij pas pauzës së gjatë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK