Connect with us

Kosovë

Veliu kthehet në postin nga i cili e shkarkoi Kurti: Na priftë e mbara

Publikuar

Ministri i brendshëm Agim Veliu, është rikthyer në postin nga i cili e kishte shkarkuar Kurti.

Ai shkruan:

Rikthim në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës.

Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Na priftë e mbara!