Connect with us

Kosovë

Vdes në QKUK një shtetase e Shqipërisë, Policia po heton rastin

Publikuar

Një shtetase e Shqipërisë raportohet se ka vdekur dje në QKUK rreth orës 09:20.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, derisa thotë se rasti është duke u hetuar.

Po ashtu siç njofton PK,  viktima ishte e martuar në Gllogoc.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë. Sipas informatave viktima ishte e martuar në Gllogoc. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. 

NA NDIQ NË FACEBOOK