Kosovë
Vdekje e dyshimtë, gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Një vdekje e dyshimt ka ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Në raport thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij dhe se mjeku kujdestar në Shtëpinë e Shëndetit e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Fsh.Izbicë, Skenderaj, 27.06.2020-01:00. Raportohet se nga familjaret e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.


















