Connect with us

Sport

Van Dijk refuzon PSG, synon rinovimin me Liverpool

Publikuar

Qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, dëshiron që ta ketë sa më të gjatë qëndrimin e tij në ‘Anfield’.

Kështu të paktën bëjnë të ditur mediet britanike si ‘The Sun’. Van Dijk thuhet të ketë refuzuar ofertën e PSG, për të qëndruar me ‘Reds’, transmeton lajmi.net.

Holandezi pritet të vë firmën në një kontratë të re me Liverpool, e cila do t’i siguronte atij 220 mijë funte për javë.

Mbrojtësi do të shpërblehet për lojalitetin e tij dhe do të ketë një kontratë pesë vjeçare, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Liverpool. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK