Connect with us

Sport

Van Dijk – Koulibaly, partneriteti i frikshëm i mbrojtjes së Liverpoolit në sezonin e ardhshëm

Publikuar

Liverpool tashmë janë pranë titullit në Premierligë, por tashmë kanë filluar të mendojnë për të shtrirë mbizotërimin e tyre edhe në sezonin e  ri.

Synimi i tyre është mbrojtësi Kalidou Koulibaly, i cili ka kaluar një sezon katastrofal te Napoli, ku po rrezikojnë të humbasin edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Duket se 29 vjeçari do të largohet këtë verë nga Napoli, me Manchester United, Chelsea dhe tani Liverpool, që po kërkojnë shërbimet e senegalezit.

Napoli kanë bërë të ditur se po kërkojnë 90 milionë funte për Koulibaly, me Liverpoolin që qëndrojnë 32 milionë funte larg, bazuar në ofertën e tyre të hershme të raportuar./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK