Kosovë
Ushtari amerikan akuzohet për terrorizëm: Tentoi të sulmonte vetë njësinë e tij

Një ushtar amerikan është akuzuar për terrorizëm pasi kishte planifikuar t’i zinte në një pritë vdekjeprurëse në njësinë e tij duke i dërguar informacione një grupi neo-nazist.
Ethan Melzer, 22 vjeçar, akuzohet se iu ka dërguar detaje sensitive për njësinë e tij Urdhërit të Nëntë Engjujve.
Departamenti amerikan i Drejtësisë e quan atë “një grup ekstremist i dhunshëm i motivuar me racizëm dhe neo-nazist”, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ushtari akuzohet se planifikonte që këto informacione t’ia dërgonte xhihadistëve, që më pas ata të kryenin sulmin.
Plani i tij u prish muajin e kaluar nga FBI dhe nga ushtria amerikane. Ai ishte arrestuar më 10 qershor.
Ushtari Melzer është akuzuar për konspirim dhe tentim vrasje të qytetarëve amerikanë. /Periskopi





















