Sport
UEFA: Nuk ka tifozë para muajit gusht

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për tifozët e futbollit.
Sezoni i rifilluar po luhet pa praninë e tifozëve, dhe sipas fjalëve të UEFA, kjo gjë do të vazhdojë së paku deri në muajin gusht.
“Të kemi tifozët në stadiume në gusht është joreale”, ka thënë Uva, zv.Presidenti i UEFA, transmeton lajmi.net.
“Ne po monitorojmë ndodhitë nëpër Evropë. Shumë varet nga qeveritë nacionale dhe nuk duhet t’i lihet gjithçka UEFA. Padyshim, ishte punë e vështirë t’i kthenim skuadrat në fushë, pikërisht nga situata nëpër Evropë”, ka thënë mes tjerash Uva.
Në vende si Polonia e Bjellorusia, tifozët kanë qenë të pranishëm nëpër stadiume, por krejt kjo pasi qeveritë e tyre kanë lejuar një gjë të tillë. /Lajmi.net/






















