Sport
UEFA ndryshon formatin për kualifikim në L.K, mundësi e mirë për skuadrat kosovare

Deri në fazën e Play Off, të gjitha raundet kualifikuese do të zhvillohen me nga një ndeshje.
Skuadrat vendase do të përcaktohen me short, shkruan lajmi.net.
Për skuadrat nga Kosova, që do të jenë pjesë e raundit parakualifikues, ky format do të jetë një mundësi e mirë, për të arritur sa më lartë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Raundi parakualifikues zhvillohet nga 8 deri në 11 gusht.
Raundi i parë kualifikues: 18/19 gusht
Raundi i dytë kualifikues: 25/26 gusht
Raundi i tretë kualifikues: 15/16 shtator
Play Off: 22/23 dhe 29/30 shtator
/Lajmi.net/






















