Connect with us

Sport

U zhvillua ndeshja, fundi i të cilës pritej që nga dhjetori

Publikuar

Kjo ndeshje e ligës së dytë spanjolle është e veçantë, pasi pjesa e parë e saj është luajtur para gjashtë muajsh, ndërsa të enjten është zhvilluar vazhdimi i saj, pjesa e dytë.

Ndeshja vazhdoi në minutën e 46’ me një lojtar më pak për Albacette, sepse mesfushori Eddy Silvestre mori një karton të kuq në fund të pjesës së parë në dhjetor.

Rayo Vallecano dhe Albacete e filluan ndeshjen më 15 dhjetor të vitit të kaluar, por ajo u ndërpre pas pjesës së parë sepse tifozët e skuadrës vendase thirrën në kor për lojtarin kundërshtar, Roman Zozulja, duke e quajtur nazist.

Albacete kishte refuzuar vazhdimin e ndeshjes kur rezultati qëndronte 0-0.

Pas vazhdimit të ndeshjes pas gjashtë muajsh, fitore shënoi Albacete 1:0, me golin e shënuar nga Luis Advincula, në minutën e 61’./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK