Connect with us

Sport

U përfol shumë për të ardhmen e tij, Godin zbulon gjithçka

Publikuar

Godin është transferuar tek Inter vitin e kaluar, por nuk ka arritur të bind trajnerin Antonio Conte, dhe zërat për largim këtë verë, janë shumë të mëdha.

“E vërteta se këta lajme rreth largimit tim nga Inter më kanë befasuar shumë”, ka deklaruar Godin, përcjell lajmi.net.

“Që kur kam ardhur tek Inter, unë jam ndjerë shumë mirë, si me klubin ashtu edhe me tifozët”.

“Qëllimi im është të respektoj kontratën dhe të shijoj këtë aventurë të mrekullueshme në Itali dhe në fanellën e Interit”.

“Ka qenë zgjedhja ime për të ardhur këtu, dhe e kam bërë këtë me qëllim për të ndihmuar klubin për të fituar sa më shumë tituj që është e mundur”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK