Connect with us

Sport

Tyson Fury me pretendim të befasishëm: Joshua refuzoi përballjen 80 milionë dollarësh me Wilder

Publikuar

Fury, i cili vlerësoi Wilder në një intervistë të gjerë, shtoi se nëse ai do të ishte përballur me Joshua – amerikant do ta nokautonte britanikun.

‘Mbreti cigan’ e mposhti Wilder në luftën e tij të fundit, pasi më parë kishte barazuar, megjithatë beson se amerikani do të ishte më i mirë përballë Joshua.

Duke folur në IFL TV, transmeton lajmi.net, Fury tha: ”Unë duhet ta vlerësoj Wilder, ai e ka dashur këtë luftë”.

”Kur isha në pension, ai u përpoq të luftonte me Joshua dy herë [dhe] po vazhdonte ende – të gjithë e dimë këtë”.

”Ata i ofruan 80 milionë dollarë për një marrëveshje dy-luftëshe, dhe unë njoh disa njerëz që panë prova të fondeve dhe njerëzve të cilëve u besoj patjetër dhe Anthony e refuzoi atë”.

“Unë nuk mendoj se ata do të marrin pagesë më të madhe se kaq. Ata e refuzuan atë sepse ishin të frikësuar se nuk mund të mjekoheshin nga goditjet e Bronze Bomber”, zbuloi Fury. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK