Connect with us

Kosovë

Trump: SHBA’ja e ka kapërcyer pjesën më të madhe të pandemisë

Publikuar

me

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se SHBA-ja e ka kapërcyer kryesisht pandeminë COVID-19, e cila vazhdon të marrë rreth 1 000 jetë çdo ditë në vend.

“Forca e ekonomisë amerikane na ka mundësuar ta kapërcejmë këtë pandemi të tmerrshme, ne e kemi kapërcyer pjesën më të madhe të saj”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke komentuar rënien e papritur të papunësisë në maj.

“Ne kemi marrë të gjitha vendimet e nevojshme”, shtoi presidenti.

Ai u bëri sërish thirrje guvernatorëve të shteteve, ku kontrolli dhe kufizimet e tjera për të frenuar sëmundjen e COVID-19 janë ende në fuqi, për t’i hequr ato.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT