Connect with us

Sport

Tronditet Inter, Skriniar dënohet me tri ndeshje mos lojë, Conte suspendohet për një ndeshje

Publikuar

Skriniar i është dhënë një ndalim për një ndeshje për kartonin e dytë të verdhë gjatë ndeshjes kundër Sassuolos, por ndalimi iu shtua edhe për dy ndeshje tjera, shkaku i reagimit gjatë daljes nga fusha. Mbrojtësi gjithashtu u gjobit edhe me 10 mijë euro.

Me një ndeshje është pezulluar edhe trajneri Antonio Conte, që nuk do të jetë në bankinë në ndeshjen e radhës kundër Parmas.

Inter,do të duhet të luajë pa Skrinar në tri ndeshjet e radhës, Parmës, Bresias dhe Bolognas.

Kujtojmë se Zikaltërit kanë humbur hapin me Juventus, pas barazimit 3:3 me Sassuolon në ‘San Siro’ të mërkurën mbrëma./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK