Connect with us

Sport

Tri skuadrat e mëdha të Premierligës kërkojnë Achraf Hakimi

Publikuar

Lojtari i cili është në pronësi të Real Madrid ka impresionuar shumë gjatë kohës në Gjermani, duke shënuar 13 gola në 70 paraqitje për Borussia Dortmundin, teksa ka regjistruar edhe dhjetë asistime.

Tani si një nga lojtarët që ka marrë vëmendjen më të madhe në Evropë, duke qenë i shkathët për të luajtur në të dy krahët, Hakimi pritet të rikthehet te Real Madrid pas përfundimit të sezonit në Bundesligë.

Sipas një burimi të ‘90min’ janë të pashpresë në garën për të siguruar transferimin e përhershëm të 21 vjeçarit.

Përveç Real Madrid që duken të gatshëm të mbajnë lojtarin në skuadër, për shërbimet e tij janë të interesuar edhe Chelsea, Manchester City dhe Tottenham./Lajmi.net/