Connect with us

Sport

Trepça ’89 merr barazim në frymën e fundit kundër Flamurtarit – vazhdojnë shpresat për mbijetesën

Publikuar

Trepça ’89 ka marrë një pikë të artë në ndeshjen kundër skuadrës së Flamurtarit, duke luajtur baras 1:1, shkruan lajmi.net.

Ishte skuadra e vogël e kryeqytetit ajo që kaloi e para në epërsi në këtë sfidë, kur me anë të Shalës gjeti rrugën e golit.

Mitrovicasit kërkuan rrugën e golit deri në fund. Ishte Muharrem Jashari që me goditjen e fundit të Trepçës ’89 drejt portës, arriti të mposhte portierin e Flamurtarit.

Me këtë barazim, mitrovicasit mbajnë gjallë shpresat që të kenë një skuadër në Superligën e Kosovës. ’89 shkon në 28 pikë, kurse Flamurtari ka 33 sosh.

Dy skuadrat garojnë për mbijetesën. Mbetet të shihet kush do të mbetet në Superligë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK