Connect with us

Kosovë

Tre raste pozitive me koronavirus në Drenas: Lladrovci tregon se si u infektuan

Publikuar

Me konfimimin e tre rasteve pozitive me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Drenas, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka njoftuar lidhur me burimin e infeksionit të këtyre tri rasteve të reja me Covid-19.

Siç bën të ditur ai, dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Drenasit,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, pas testimit të katër qytetarëve me adresë nga komuna jonë, tre kanë rezultuar pozitiv.

Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.

Apelojmë te qytetarët, të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë.

Kujdes po, panik jo!”.