Sport
Trae Young te Lakers? Gjasat janë reale pas kontratës së fundit nga lojtari i Atlanta

Ylli i Atlanta Hawks, Trae Young, mund t’i bashkohet skuadrës së Lakers, për të formuar treshen e madhe me Anthony Davis e LeBron James.
Zërat janë rritur shumë pas marrëveshjes së fundit të Young me ‘Klutch Sports’, transmeton lajmi.net.
Një kontratë e Davis me ‘Klutch Sports’ shihte lojtarin të kalonte te Lakers vetëm nëntë muaj më vonë.
Thashethemet thonë se të njëjtën rrugë mund ta ndjek edhe Young, i cili sigurisht është në ndjekje të një titulli të kampionit.
Mbetet të shihet nëse Lakers do të tentojnë për organizatorin e Atlanta Hawks. /Lajmi.net/




















