Sport
Tottenham – Man Utd, formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 19:00, Norwich takohet me Southampton, ndërsa nga ora 21:15, Tottenham zhvillon derbin me Manchester United.
Të dy skuadrat mbeten ende në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, dhe kjo do të bëjë edhe më interesante këtë sfidë.
Te Tottenham nga minuta e parë në fushë do të rikthehet Harry Kane, i cili para pezullimit shkaku i pandemisë COVID-19, nuk paraqitej për arsye dëmtimit.
Në anën tjetër, Paul Pogba edhe pse është rikuperuar plotësisht, ai nuk pritet të jetë në formacionin titullar të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Tottenham – Man Utd, formacionet e mundshme:

Tottenham (4-3-3): Lloris; Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Davies; Sissoko, Winks, Ndombele; Moura, Kane, Son

Man Utd (4-2-3-1): de Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Matic; James, Fernandes, Rashford; Martial
/Lajmi.net/





















