Connect with us

Sport

Tottenham dhe United ndajnë pikët – VARi thotë fjalën e fundit

Publikuar

Derbi i xhiros së 30-të në Premierligë, i zhvilluar mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, ka përfunduar pa fitues.

Rezultati 1:1 ka bërë që dy skuadrat të dalin nga kjo ndeshje me nga një pikë, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në ndeshjen e sontme e shënoi Steven Bergwijn, kur po luhej minuta e 27’ e ndeshjes.

Reagimi i United vonoi. Kur të gjithë mendonin se Spurs do të dalin me tri pikët nga kjo ndeshje, në skenë doli Bruno Fernandes, i cili penalltinë e dhënë në favor të United e ktheu në gol, në minutën e 81’.

Në minutën e 90′, gjyqtari akordoi edhe një penallti në favor të Manchester United, por këtu reagoi teknologjia VAR duke anuluar vendimin.

Me këtë barazim, United shkon në 46 pikë dhe mbanë pozitën e pestë, kurse Tottenham mbetet me 42 pikë në pozitën e tetë në tabelë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK