Connect with us

Kosovë

Totaj: Dështuan në zbatimin e Pakos Emergjente, për rimëkëmbje duhen mbi 1.5 miliardë euro

Publikuar

më

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, në konferencën e ftuar për medie, ka cekur situatën e krijuar dhe lëshimet e Pakos emergjente të Qeverisë së shkuar, njëherësh ka dhënë edhe dhjetë propozimet që duhet t’i përmbaj Pakoja për Rimëkëmbjen ekonomike e Qeverisë aktuale.

Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard Euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, ka cekur ai në deklaratën e tij.

Totaj, ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, “ Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë e Qeverisë Hoti, të mos mbetet vetëm në letër, e me efekt negativ siç ka ndodhur me Pakon emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti”.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Para disa ditësh, Kosova u bë me Qeveri të re. PDK votoi kundër, pasi ne besojmë se Qeveria Hoti është vazhdimësi e Qeverisë Kurti.

Shteti i Kosovës dhe ekonomia e saj, janë buzë greminës, Qeveria Kurti dhe një pjesë e madhe e Qeverisë Hoti, sa ishin duke qeverisur së bashku, e braktisën sektorin privat duke rrezikuar stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Kjo braktisje, rrezikon mirëqenien e mijëra qytetarëve të Kosovës, sipas Bankës Botërore, duke i zhytur rreth 150 mijë qytetare në varfëri. Në mungesë të një plani efikas e konkret, Qeveria Kurti e përberë nga VV dhe LDK, ofruan një Pako emergjente financiare më të varfër në rajon – prej 179 milionë euro, ku në praktikë u realizua vetëm 30%.

Në këto momente, shumica e vendeve të rajonit dhe botës kanë miratuar një pakon e dytë gjithëpërfshirës për rimëkëmbjen ekonomike. Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard Euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Andaj, ne ftojmë Qeverinë e re që sa më parë t’i propozoj Kuvendit të Republikë së Kosovës, planin me masat konkrete për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Propozimi në thelb, duhet ta ketë interesin e të gjithë të punësuarve në sektorin privat, bizneset dhe të gjitha skemat sociale pa dallime. Sidomos duan përkrahje bizneset e mesme dhe të vogla që për shkak të masave kundër pandemisë, sot, rrezikojnë të falimentojnë. Për të rikthyer stabilitetin makro-ekonomik dhe për të ndalur humbjet për sektorin privat, është me rëndësi që propozimi i Qeverisë t’i ketë këto elemente thelbësore në periudhën afat-shkurtër:

1. Të jetë në përputhje me nevojat e vërteta të ekonomisë së tregut, duke stimuluar likuiditetin e ndërmarrjeve dhe shtimin e aktivitetit ekonomik. 2. Të jetë lehtë i zbatueshëm dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

3. Të jetë i fokusuar në ndihmën e ndërmarrjeve që kanë rrezikshmëri të lartë për falimentim, sipas vlerësimit të Bankës Botërore.

4. Të ketë për bazë barrën financiare që kanë sektori privat dhe punëtorët e saj te institucionet financiare, duke ofruar mundësi mbështetje të drejtpërdrejt për uljen e barrës së obligimeve bankare deri në stabilitetin e tyre.

5. Të ofrohen lehtësime në afate dhe mënyrën e pagesës së tatimeve, duke përfshirë shqyrtimin e mundësisë së heqjes së ndëshkimeve. Qeveria duhet të ofroj fleksibilitet për biznesin dhe te shqyrtoj mundësinë e ridizajnimit të përkohshëm të politikave tatimore.

6. T’i mundësohet biznesit pagesa e tatimit në fitim sipas mundësisë përgjatë një viti fiskal, e jo si pagese e njëhershme.

7. Të lirohet biznesi nga taksat dhe interesit administrativ të Qeverisë, e sidomos nga ATK dhe Dogana.

8. Të subvencionohet interesi i kredive për prodhuesit vendorë deri në 60%.

9. Të ristrukturohet mbledhja e TVSh-së, duke e bërë brenda vendit, për të lehtësuar barrën tek bizneset për të pasur më shumë likuiditet. 10. Të rritet Fondi për Garantimin e Kredive për bizneset e reja që kanë në fokus inovacionin dhe prodhimin.

Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga kjo Qeveri të fokusohet në vazhdimin e investimeve kapitale dhe uljen e shpenzimeve operative – ku për fat të keq, gjatë kohës së pandemisë nga Qeveria Kurti, ka ndodhur e kundërta.

Gjithashtu, urojmë që Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë e Qeverisë Hoti, të mos mbetet vetëm në letër, e me efekt negativ siç ka ndodhur me Pakon emergjente të propozuar nga Qeveria Kurti.

Maqedoni1 hour ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri2 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme3 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota4 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri4 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni5 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme5 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë5 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni6 hours ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

Shqipëri6 hours ago

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Lajme6 hours ago

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

NA NDIQ NË FACEBOOK