Sport
Titulli i kampionit te Bayern – nuk ka festë në ‘Marienplatz’

Gjiganti bavarez me fitoren 0-1 në udhëtim te Werder Bremen, ka siguruar titullin e kampionit në Bundesligë, të 30-tin në histori të klubit, të tetin më radhë.
Për dallim nga vitet e kaluar, që tashmë ishte shndërruar në një zakon, Bayern Munich nuk do të mund të festojë titullin me tifozët në ‘Marienplatz’.
Siç bën të ditur ‘Kicker’ vendimi final është marrë që të mos lejohet festa e tifozëve në ‘Marienplatz’, transmeton lajmi.net.
Festa duhet të bëhet në mënyrë të qetë, në hapësira private, dhe jo me një grumbullim të madh siç jemi mësuar ta shohim viteve të kaluara.
Gjithçka vjen si pasojë e nevojës për distancë sociale, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.
Të njëjtin problem pritet ta kenë edhe tifozët e Liverpool në Angli, por trajneri Jurgen Klopp ka thënë se paradën do ta bëjnë edhe në mars nëse duhet pritur deri atëherë. /Lajmi.net/






















