Connect with us

Lajme

Tiranë: Po punonin në një ndërtesë bien nga lartësia dy punëtorë

Publikuar

Dy punëtorë që ishin duke punuar në një banesë private në rrugën “5 Maji” në Tiranë kanë rënë nga lartësia mesditën e sotme.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe tashmë janë në kujdesin e mjekëve, shkruan Abcnews.al përcjell Klan Kosova.

“Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

NA NDIQ NË FACEBOOK