Connect with us

Kosovë

Thaçi uron dy kadetët e rinj të diplomuar në ShBA, publikon momentin kur Trump përshëndetë Arelenen dhe Yllin

Publikuar

më

Dy kadetë nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “West Point”, në New York.

Këta janë kadetët e parë nga Kosova që diplomojnë në institucionin, që konsiderohet më prestigjiozi për shkollimin ushtarak në botë.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre i pranishëm ishte presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar dy të rinjtë e diplomuar teksa ka bashkangjitur edhe momentin kur Trump përshëndet Arelenen dhe Yllin.

Shkrimi i plotë:

Urime kadetëve të rinj të diplomuar në West Point. Jam shumë krenar me rininë tonë dhe përkushtimin e tyre për Kosovën. Arritjet si kjo nuk janë vetëm personale, por janë ngjarje të rëndësishme, të cilat republika jonë e re do t’i ruajë gjithmonë. E ardhmja e Kosovës është e sigurt falë rinisë sonë dhe përkrahjes së miqëve, si SHBA-ja. HTH

NA NDIQ NË FACEBOOK