Kosovë
Thaçi për vizitën e Lajçakut: S’na duhen fjalime shterpe, na duhet liberalizim vizash dhe njohje reciproke me Serbinë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak është i mirëseardhur në Kosovë në rast angazhimi i tij për procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim njohjen reciproke. Në të kundërtën thotë Presidenti, angazhimi i tij dhe i BE-së do të konsiderohet i dështuar, transmeton Periskopi.
Tha se qytetarët e Kosovës kanë nevojë të lëvizin lirshëm, e jo për fjalë koti.
“Nuk jam informuar për agjendën dhe përmbajtjen e vizitës së Lajçakut në Kosovë. Lajcak duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran nëse vjen me këtë qasje që dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke është shumë i mirëseardhur çdo qasje tjetër, është dështim i tij në Kosovë dhe BE-së. Lajcak para së gjithash duhet ta kuptojë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizmin e vizave dhe jo për fjalime shterpe dhe koti”, tha president./Periskopi/






















