Kosovë
Thaçi i kërkon Lajçakut veprime konkrete për heqjen e vizave

Ka përfunduar takimi në mes të presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe emisarit të BE’së, për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Pas përfundimit të takimit, Lajçak dhe Thaçi kanë dalë bashkë para mediave.
Presidenti Thaçi ka falenderuar shtetet që ka njohur Kosovën dhe ka kërkuar nga ato që nuk e njohin vendin që ta bëjnë një gjë të tillë.
Ai i ka kërkuar Lajçakut veprime konkrete nga BE-ja sa i përket liberalizimit të vizave.
“Ishte kënaqësit të shohim zotëri Lajcak në Kosovë. E informova për progresin e Kosovës për reformat. Kosova ka një të ardhme dhe alternativë të vetme që të jetë pjesë e familjes evropiane. Ne jemi mirënjohës për njohje e shteteve të BE-së dhe presim që edhe shtet tjera ta njohin dhe presim vendim për lliberaliz me vizave. Biseduam edhe për çështje tjera që zotëri Lajçak do të ketë në dialog. Çdo përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë është e mirëseardhur”, ka thënë ai./Periskopi






















