Connect with us

Kosovë

Thaçi dhe Hoti pajtohen për Forumin e Liderëve që do të negociojë me Beogradin

Publikuar

më

Sot është mbajtur takimi i parë në mes të dy liderëve të shtetit, presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Në një njfotim të nisur për media nga presidenca thuhet se Thaci me Hotin kanë biseduar për proceset politike, pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Presidenti dhe kryeministri janë pajtuar për Forumin e Liderëve që do të negociojë me Beogradin në dialog.

Presidenti Thaçi ka thënë se fatmirësisht situata politike është normalizuar dhe tani duhet të krijohet uniteti politik për t’u bashkuar të gjithë në procesin e dialogut përballë Serbisë.

Edhe kryeministri Hoti ka theksuar se Kosova ka nevojë të krijojë ekip gjithëpërfshirës në këtë fazë përfundimtare të dialogut me Serbinë, ku pjesë e tij duhet të bëhen edhe subjektet politike opozitare.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë shprehur shqetësimet e tyre edhe për rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

“Duhet me rreptësi të zbatohen rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit dhe kreu i ekzekutivit janë pajtuar që bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm që Kosova t’i kalojë me sukses sfidat me të cilat po ballafaqohet./

 

Lajme7 minutes ago

Raporti i BE’së për Shqipërinë: Protestat nisën për mjedis, u shndërruan në lëvizje kundër korrupsionit, palët të angazhohen në dialog

Lajme8 minutes ago

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nis koordinimin për festat e nëntorit

Lajme46 minutes ago

Adnan Azizi takon zëvendësambasadorin francez Philippe Marcheto, në fokus reformat dhe integrimi evropian

Maqedoni1 hour ago

Rrugët e Maqedonisë marrin ende jetë: 84 të vdekur për dhjetë muaj, synohet përgjysmimi i viktimave

Lajme1 hour ago

Bekim Sali: Reformat marrin vlerësim nga KE-ja, tani synohen më shumë përfitime për qytetarët

Shqipëri1 hour ago

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Lajme1 hour ago

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Kosovë2 hours ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme2 hours ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

Lajme2 hours ago

Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi

Maqedoni3 hours ago

Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Kosovë3 hours ago

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

NA NDIQ NË FACEBOOK