Connect with us

Kosovë

Thaçi: David Philips m’u ka lutur të punojë për mua, i kam thënë se kafe mund të pimë por lekë s’kemi për ju

Publikuar

Presidenti Hashim Thaci thotë se asnjëherë nuk është lobuar për ndryshimin e kufijve dhe ‘ky është lajm i rremë’.

Në intervistën për Cim Pekën, ai ka thënë se David Philips gjithmonë i është lutur që ta marrë në punë, por se ‘nuk e ka pranuar’.

“As nuk ka ndodhur një lobim i tillë, as nuk ka qenë i involvuar as ambasadori, as kryeministri, as presidenti, është lajm i rrejshëm dhe asgjë nuk ka të vërtetë.Ka kërkuar që të paguhet nga ana jonë, i kam thënë se nuk kam lekë për ju, kurrë në jetën time, David Philips. Nuk e kam akuzuar që është i shitur, por i kam thënë mos shkruaj shkrime duke qenë i paguar. As nuk i kam kërkuar të shkruajë për zhbërjen e Speciales e as të shkruajë për idenë e ndryshimit të kufijve. I kam thënë të pres në kafe, nuk ka ndodnjë problem, por për më shumë nuk kam ndonjë vullnet”, ka thënë ai./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK