Connect with us

Kosovë

Teuta Haxhiu i thotë Nagavcit pse nuk e pastron mikrofonin kur flet

Publikuar

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu gjatë seancës i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit nga radhët e VV’së, Arbërie Nagavcit.

Nagavci vazhdimisht fjalimet dhe replikat po i bën nga foltorja kryesore e Kuvendit.

Mirëpo, kur mori fjalën deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu ironizoi me Ngavcin duke i thënë se nuk po e pastron mikrofonin, pasi që sipas saj ajo mund të jetë e infektuar me koronavirus në tubimin e VV’së të mbajtur në shesh, raporton Periskopi.

“Nënkryetare mikrofonin nuk e pastruat, se keni qenë në prostesë dhe gjithçka mundet me ndodhë”, tha ajo para fillmit të fjalimit.

Tutje ajo tha se Alenaca ka qenë shembulli më i mirë duke votuar gjithmonë marrëveshjet ndërkombëtare./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK