Connect with us

Lajme

Testimi për “Covid 19”, mjekja: Pacinetët të mos shpejtojnë, vlerëson mjeku amë

Publikuar

Pacientët që dyshojnë se mund të jenë infketuar me “Covid 19”, fillimisht duhet të paraqiten te mjeku amë i cili përmes alogritmit do të vendos se a duhet ti nënshtrohen testimit për Covid 19 ose jo.

Mjekja Sefiane Ferati Bellçishta për TVM2 shprehet se nuk është e nevojshme të shpejtohet me testimin pasi mjeku amë vlerëson momentin kur i bëhet testimi pacientit, i cili duhet të ketë shfaqur simptoma.

“Pacientët që dyshojnë se kanë temperature 2-3 ditë dhe kanë dhimbje në fyt duhet të paraqiten te mjeku amë, dhe regjistrohet me një shifër që quher skrining dhe bëjmë atë algoritëmin që përban 15 pyjetje. Nëse plotëson njërën nga ato pyjejte atëherë testi na tregon se a duhet ti bëhet apo jo testimi për ‘Covid19’. P.sh e pyesim nëse ka pasur temepreaturë, ka pasur dhimbje në fyt, pastaj pyesim a është i lodhur, a ka pasur kollitje, a ka pasur problem me frymëmarje dhe pastaj e pyesim a ka qenë jashtë shtetit para 2 javëve dhe e pyesim a ka qenë në ndonjë ambient ku mund të ketë pasur kontakt me personin me ‘Covid’. Testimi nuk bëhetë menjëherë, se nëse kemi rast ku ka pasur kontakt me të infektuar, i presim simptomat të dalin pas 7 ditëve” – tha mjekja, Sefiane Ferati Bellçishtja.

Ajo njëherit jep disa këshilla se si duhet trajtuar një pacient me “Covid 19” në kushte shtëpiake.

“Personi që është i sëmurë duhet të rri me një dhomë të vaçantë, ajrojsa duhe ti bëhet disa herë në ditë asaj dhome, ti ndrohen pajsijet ku flenë personi edhe atë çdo ditë si dhe të hekursoen. Personi që kujdeset për të sëmurin duhet të ketë maska dhe doreza dhe këto duhet ti hedhe në dy qese. Ushqimin duhet tia jep në mënyrë të vacant. Mbrojtja është, e din më të vjetrit si në kohën kur ka qenë TBC-së. Covidi përcillet në sipërfaqe më tepër sepse në ajër virusi nuk ka virulecnën të gjatë, shkatërrohet menjëherë. Poashtu është i nevojshëm pastrami i tavolinave me detergjent, është ky deregjenti që përdorim të gjithë “Varikin”, dy kapak të këtij dergejgnti ti derdhim në një ujë 2 litërsh dhe me një leckë mund ti pastrojmë të gjitha sipërfaqet” – u shpreh mjekja Bellçishta.

Ferati Bellçishta theksoi se personat që kanë familjar me “Covid19” ose që mund të kenë dyshime për infektim të mundshëm me automatizëm mjeku amë iu hap pushim mjekësor dhe iu përgatitet raport. Porositi qytearët se për çdo dyshim të mundshëm të vetëizolohen në shtëpi për të mos përhapur virusin. (TVM2)

NA NDIQ NË FACEBOOK