Sport
Teoria konspirative: Bota do të marrë fund të dielën, kur Liverpooli mund të shpallet kampion

Liverpooli aktualisht është 25 pikë diferencë në krye të ligës dhe është pothuajse e sigurt se ata do të kurorëzohen kampionë.
Pandemia e koronavirusit e solli sezonin në bllokim në mars por ai do të rifillojë këtë javë.
Sidoqoftë, komploti i vitit 2012 është rikthyer dhe me sa duket e diela është ditë deçizive.
Shkencëtari Paolo Tagaloguin kohët e fundit shpjegoi në Twitter: “Pas kalendarit Julian, ne jemi teknikisht në vitin 2012”, transmeton lajmi.net.
“Numri i ditëve të humbura në një vit për shkak të zhvendosjes në Kalendarin Gregorian është 11 ditëÇÇ.
“Për 268 vjet duke përdorur kalendarin Gregorian (1752-2020) herë 11 ditë = 2,948 ditë. 2,948 ditë / 365 ditë (në vit) = 8 vjet”.
Kjo do të thotë se 21 qershori është në të vërtetë 21 dhjetori, dita kur në vitin 2012 bota jonë ishte parashikuar të përfundonte.
Liverpooli teorikisht mund të bëhej kampion atë ditë nëse Manchester City humbet ndaj Arsenalit të mërkurën dhe më pas Reds të mposhtin Evertonin në derbin Merseyside të dielën. /Lajmi.net/






















