Connect with us

Sport

Tensione te Napoli para finales së Kupës, Gattuso ‘përzë’ nga stërvitja lojtarin e transferuar në janar

Publikuar

Sipas medieve italiane, lojtari meksikan nuk është impenjuar sa duhet gjatë përgatitjeve të fundit, ndërsa i ka munguar dhe përqëndrimi në seancën e sotme stërvitore.

Duke parë sjelljen e ish-futbollistit të PSV Eindhovenit, Gatusso i ka kërkuar të largohet nga stërvitja.

24-vjeçari nuk është aktivizuar që prej muajit shkurt për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së përkushtimit në përgatitje.

E ardhmja e Lozanos te Napoli duket se nuk do të zgjasë shumë, pasi është pranë largimit nga kampi i kaltër pavarësisht se u transferua vetëm në muajin janar të këtij viti. /Lajmi.net/ 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK