Lajme
Të shtëna me armë në drejtim të një kompleksi në Yrshek, dëme të shumta

Të shtëna me armë janë regjistruar në drejtim të një kompleksi në Yrshek. Njoftohet se rreth orës 00:35, pas mesnate, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të një 49-vjeçari me iniciale E.Ç.
Njoftohet se si pasoje e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale.
Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al/


















