Connect with us

Sport

Talentin e skuadrës së njohur angleze e sulmojnë me thikë, përfundon në spital

Publikuar

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur i riu u ndalua nga disa persona, të cilët e goditën me thikë dhe u larguan nga vendngjarja.

Menjëherë më pas lojtari 18-vjeçar është transportuar në spital ku ka marrë edhe ndihmën e parë.

Sipas asaj që shkruan The Athletic, për fat të mirë lëndimet e lojtarit nuk kanë qenë shumë të mëdha dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Sulmi ndaj djaloshit të ri është bërë pranë qendrave stërvitore në “Elmdon Park”, pas orës 22:30.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të identifikuar personat që e kanë kryer këtë sulm. Thuhet se janë marrë në rajon 3 persona të dyshuar se mund të kenë kryer këtë ngjarje dhe kanë dhënë dëshminë e tyre. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK