Connect with us

Sport

Talenti që po shkëlqen në La Liga pritet të mos kthehet te Reali as sezonin tjetër

Publikuar

Media spanjolle AS raporton se klubi madrilen do të lejojë qëndrimin e tij në klubin bask deri në qershor të vitit 2021.

Mesfusha e ngjeshur e Realit dhe konkurenca e madhe në skuadër me emra si: Casemiro, Modric, Kroos, Isco dhe Valverde e bëjnë shumë të vështirë aktivizimin si titullar të 21-vjeçarit norvegjez, edhe pse ai ka bërë shumë me Real Sociedadin.

Odegaard u ble nga Reali para 5 vitesh, por ai u aktivizua në vetëm një ndeshje me spanjollët. Ai është huzuar në Holandë dhe Spanjë. Odegaard u konsiderua si lojtari i së ardhmes së 13-herë kampionëve të Europës. /Lajmi.net/