Connect with us

Sport

Talenti që po kërkohet nga Kosova drejt transferimit në Ligue 1

Publikuar

20 vjeçari Zeqiri këtë sezon në Ligën e Dytë ka shënuar 16 gola në 25 paraqitje, duke bërë që Lausanne të jetë skuadër pretendente kryesore për t’u promovuar në Superligën e Zvicrës.

Mediumi francez “Lavoixdenord.fr” raporton se për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe RC Lens, skuadra e kategorisë së dytë në futbollin francez.

Por, kjo skuadër nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Ligue 1, pasi një gjë e tillë i është garantuar nga vendimi i elitës së futbollit në Francë, pas anulimit të sezonit me renditjet aktuale.

Andi Zeqiri është pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Zvicrës, dhe ka të drejtën e përzgjedhjes së Kosovës, dhe është duke u kërkuar nga trajneri Bernard Challandes./Lajmi.net/