Connect with us

Kosovë

Tahiri: Vjedhje si të Qeverisë Kurti në kohë pandemie, nuk ka pasur në asnjë vend në Evropë

Publikuar

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se tentimi për implemendimin e Pakos Emergjente, është vazhdim i mashtrimit të Qeverisë Kurti, të cilin sipas tij po e bën tash Qeveria Hoti.

“Sot po tentohet se përmes një vendimi të ndryshohet ligji,  cili për 20 vjet është hera e parë që ndodhë. Është tentim i vazhdimit të mashtrimit atë që e ka bërë qeveria Kurti e po vazhdon Qeveria Hoti”, tha Tahiri, përcjell Periskopi.

Ai tha se qeveria Kurti ka vjedhur nga buxheti i shtetit rreth 10 milionë euro, që sipas Tahirit është shuma më e madhe e vjedhur në kohë pandemie në Evropë.

“Sot në Kosovë janë të rrezikuar  160 mijë puntorë të sektorit privat. Kanë qenë 45 përqind të bizneseve që nuk e kanë realizuar asnjë të hyrë. Shuma prej 50 milionë euro, nga Qeveria e VV-së janë vjedhur 10 milionë euro, që vjedhje më të madhe në kohë pandemie nuk ka pasur në asnjë vend në kontinentin e Evropës, mos të the në botë se në Afrikë nuk e di çfarë ka ndodhur”, tha deputeti i PDK-së./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK