Sport
Superliga vazhdon me tre ndeshje, vëmendja në Podujevë

Padyshim vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, aty ku takohet Llapi dhe Prishtina.
Vendasit nuk është se kanë ndonjë objektivë në këtë pikë të sezonit, por do të përpiqen të ndalin marshin e kryeqytetasve drejt titullit, shkruan lajmi.net.
Në sfidat e tjera, Ballkani udhëton te Ferizaj – në një ndeshje e cila pritet të jetë e lehtë për suharekasit, së paku në letër.
Ndërkohë, Feronikeli luan si vendas ndaj Drenicës.
Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 16:45. /Lajmi.net/





















