Kosovë
Superfuqia: Qeveria amerikane iu dha 1,4 miliardë euro pagesa të pandemisë mbi 1 milionë të vdekurve

Më shumë se 1 milionë amerikanë që kanë vdekur morën pagesat stimuluese për Covid-19 në vlerë prej 1,4 miliardë eurosh.
Kjo gjetje është pjesë e një rishikimi gjithpërfshirës të Kongresit mbi përgjigjjen e qeverisë federale mbi pandeminë Covid-19 nga ana e në agjencia mbipartiake e të pavarur.
Raporti jep një tablo të qartë të pështjellimit që kishin bërë nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme dhe nga Departamenti i thesarit të më shumë se 160 milionë pagesave në vlerë prej 269 miliardë dollarëve, shkruan NBC, përkthen Periskopi.
Kongresi kishte kaluar një paketë stimuluese në vlerë prej 2 trilionë dollarësh në muajin mars për të zbutur dëmet ekonomike të pandemisë së koronavirusit për punëtorët dhe bizneset amerikane.
Në mënyrë që ta kryenin sa më shpejt pagesën e çeqeve në fjalë, zyrtarët e thesarit nuk kishin filtruar regjistrin e vdekjeve në ShBA.
Këshilltari ligjor i tyre kishte deklaruar se “nuk kishte pasur autoritet legal që t’iu mohonte pagesat, madje as atyre që kishin vdekur gjatë asaj kohe.” /Periskopi


















