Connect with us

Kosovë

Strategjia dyfytyrëshe e BE-së për Ballkanin

Publikuar

më

Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri premtimesh të reja boshe?

Pasi Partia Progresive në pushtet e qeverisë serbe mori një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të dielën, disa udhëheqës evropianë u vunë në radhë për të bërë urimet e tyre. Pavarësisht se asnjë parti tjetër nuk pati asnjë shans. Apo që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i partisë në pushtet, kontrollon institucionet e vendit dhe organizatat e mediave, si dhe shfrytëzoi krizën e koronavirusit për të shtypur më tej të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ajo që është e papranueshme dhe e dënueshme në një regjim si Rusia apo Turqia, konsiderohet në një farë mënyre e pranueshme kur ndodh në Ballkanin Perëndimor. Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka bërë në Twitter urimet e veta, duke thënë se rezultati “është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe efektivitetit tuaj”, si dhe duke i kërkuar Vuçiqit të “shfrytëzojë këtë sukses për rrugën evropiane të Serbisë dhe për të mirën e njerëzve, edhe të të mundurve. Sa më shumë pushtet, aq më shumë përgjegjësi”. Kancelari austriak Sebastian Kurz ishte gjithashtu në mesin e atyre që bënë urime.

Për më shumë se një dekadë, përfaqësuesit e BE-së kanë ndjekur të njëjtin model. Ata predikojnë rëndësinë e vlerave të BE-së, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin perëndimor, edhe pse mbështesin politikanë si Vuçiqi, i cili i trajton këto vlera me një përçmim të dukshëm.

Shtrëngimi i kontrollit të Vuçiqit mbi Serbinë nuk ndodhi brenda natës. Ai u ndërtua në pjesën më të madhe të një dekade, gjatë së cilës ai u përqafua, si shpresa e BE-së, për një Serbi Evropiane.

Kuptohet, këto mesazhe të përziera kanë kontribuar në ngecjen e reformave dhe një erozion të besimit të qytetarëve në Serbi dhe gjetkë në rajon ndaj BE-së, ku qeveritë perëndimore kanë bërë gjithashtu një sy qorr ndaj sjelljeve jodemokratike, në emër të stabilitetit politik.

E, megjithatë, udhëheqësit evropianë shohin të habitur kur shtetet bëjnë pak ose aspak progres me reformat demokratike, dhe etiketojnë rajonin një “minë me sahat”, që nuk është gati të hyjë së shpejti në BE.

Arsyeja prapa këtij cikli marramendës nuk është dhe aq mister. Është hipokrizia evropiane.

“Nëse BE vazhdon të ofrojë një pamje të zbukuruar të situatës në Serbi dhe të përdor një gjuhë të paqartë, ajo vetëm do të kontribuojë në rënien e mëtejshme të ndjenjave pro-BE dhe do të dekurajojë më tej forcat vërtet demokratike dhe reformiste,” deklaroi partia opozitare e Serbisë Platforma Qytetare, e cila bojkotoi zgjedhjet e së dielës, në raportin e saj mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit.

Fjalët e tyre duhet të jenë një paralajmërim për liderët e Evropës. Rreziku që BE të dëmtojë besueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor është shumë real.

Politikat tona dyfytyrëshe ballkanike do të kthehen për të na kafshuar. Sa herë që zgjedhim stabilitetin në vend të transformimit sistemik në Ballkanin Perëndimor, ne dëmtojmë investimet në rajon dhe sigurinë tonë – për të mos përmendur të ardhmen e miliona evropianëve në Ballkanin Perëndimor.

Ata që ne i quajmë “shtete të dështuara”, janë në fakt shtetet që ne i kemi lënë në baltë. Në vend që të ankohemi për mungesë progresi, apo të riciklojmë qasje të vjetra në një “strategji të re për Ballkanin”, apo të bëjmë stivë kritere të reja për anëtarësimin në BE, Bashkimi Evropian ka nevojë të rishikojë të gjithë qasjen e vet.

Udhëheqësit tanë duhet të shkojnë më tek dhe ta bëjnë këmbënguljen për zbatimin e standardeve dhe vlerave të BE-së, një komponent themelor të marrëdhënieve dypalëshe dhe marrëdhënieve BE-Ballkani Perëndimor, në çdo takim me homologët e tyre në rajon.

Sigurisht, kjo kërkon që ata të vënë në praktikë atë që predikojnë dhe të bëhen agjentë të ndryshimit në Ballkan, në vend që të mbështesin fort një parti apo një udhëheqës. Mbështetja duhet të rezervohet për forcat prodemokratike, që luftojnë për të drejta dhe liri individuale, dhe transformojnë trajektoren e vendit të tyre.

BE nuk duhet të mbështesë udhëheqës si Vuçiqin, që të skalitin në gur status quo-në. Ndryshimi do të kërkojë këmbëngulje, integritet dhe mbi të gjitha, kurajë. /Burimi: politico.eu/Në shqip nga: bota.al/

Maqedoni3 minutes ago

OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë

Maqedoni11 minutes ago

BDI NGRE ALARMIN: Pas bankave, kapitali serb shtrin duart edhe te insulina – kush po luan me jetën e qytetarëve?!

Maqedoni40 minutes ago

Mickoski në Bruksel: Integrimi evropian dhe reformat në fokus të takimit me Gert Jan Koopman

Lajme56 minutes ago

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Lajme1 hour ago

Alta Banka del në shitje: Ja sa kushton një aksion dhe detajet e ankandit publik

Maqedoni1 hour ago

Shtetasi maqedonas arrestohet në Beograd: Dyshohet se qëlloi me armë ndaj ish-liderit të tifozëve të Partizanit

Shqipëri1 hour ago

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kosovë1 hour ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë2 hours ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota2 hours ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

Lajme2 hours ago

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Abazi ia dorëzon detyrën me një buqetë lulesh

Kosovë2 hours ago

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

NA NDIQ NË FACEBOOK