Sport
Sot u bë vënia e gurthemelit të Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë

Në këtë ceremoni morrën pjesë shumë kontribues të kësaj Qendre.
Ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Ministrja znj.Vlora Dumoshi, Drejtori z.Ibër Alaj, Komiteti Olimpik i Kosovës, Kryetari z.Besim Hasani, Sekretari z.Shasivar Haxhijaj, Komuna e Pejës, Kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, Drejtori për Kulturë, Rini e Sport z.Engelbert Zefaj, dhe shumë të tjerë të pranishëm në këtë ngjarje të madhe të sportit dhe xhudos kosovare.
Kjo Qendër Nacionale do të jetë me të gjitha kushtet e nevojshme për stërvitje dhe shpresojmë që nga aty të vijnë shumë e shumë medalje e suksese.
Federata e xhudos së Kosovës e falenderon Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Federatën ndërkombëtare të xhudos (IJF), Komunën e Pejës dhe të gjithë të tjerët për pjesëmarrjen e për kontributin e dhënë për këtë Qendër Nacionale të xhudos që pritet të përfundoj tash një vit.






















