Connect with us

Sport

Solskjaer i lumtur me paraqitjen e Pogba

Publikuar

Pogba është kthyer mbrëmë në fushën e blertë, për herë të parë që nga ndeshjet e Krishtlindjes, pasi vuajti nga një lëndim serioz.

Francezi regjistroi një paraqitje fantastike, duke fituar madje edhe një penallti në favor të Manchester United.

I kënaqur me paraqitjen e tij ishte edhe trajneri i Man Utd, Ole Solskjaer, i cili ka thënë se Pogba po rikuperon kohën që ka humbur.

“Mendoj se Paul gjithmonë ka një pikë për të dëshmuar veten. Ai pret shumë. Ai dëshiron të jetë më i miri, e do futbollin, por kishte sezon jo të mirë me lëndimet”, ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Paul sot ka treguar se ai mund të kontribuojë. Ai luftoi, fitoi topa, krijoi raste dhe fitoi një penallti për ne”, ka shtuar norvegjezi.

Pogba pati një performancë të mirë. Ajo që kënaqi tifozët e United ishte bashkëpunimi i mirë i francezit me Bruno Fernandes. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK