Lajme
Snopçe: Tash është koha drejt fitores

Të dashur bashkëkombasit e mi kudo që jeni, të respektuar bashkështetas të mi, sot kam nderin dhe privilegjin të shpall të hapur Fushatën Elektorale 2020.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ēshtë forca më e madhe politike shqiptare, që tashmë është nisur drejt Fitores!
Jemi mirënjohës që çdo ditë e më shumë u afruat dhe na besuat, e tashmë kjo fushatë na gjen si koalicioni shqiptar më i votuar në sondazhe, faleminderit që na fusni në garë si Fitues!
Ju jeni motivi ynë i vetëm dhe kryesor!
Ka ardhur ora e Popullit se boll jetuam orët e Bosave të Pushtetit!
Votoni numrin 5 dhe le të fillojë Ndryshimi!
Për të gjithë të nëpërkëmburit, të shtypurit, të mashtruarit, të munduarit e për të gjithë ata që flisnin dhe nuk dëgjoheshin, TASH ËSHTË KOHA!












