Sport
Skuadra belge ia vazhdon kontratën portierit i cili po lufton leukeminë për të tretën herë

Kjo skuadër, ka vendosur t’i qëndrojë afër portierit të tyre, Miguel Van Damme, në ditët kritike të këtij të fundit, shkaku i gjendjes shëndetësore.
Cercle Brugge ka vendosur që t’i vazhdojë kontratën Van Damme, i cili po lufton për të tretën herë leukeminë.
“Rinovimi i kontratës së Miguel Van Damme ishte thelbësore për ne”, ka deklaruar presidenti i Cercle, Vicent Goemaere, përcjell lajmi.net.
“Cerle është një familje e madhe dhe Miguel, i cili ka luajtur për Cerle që nga viti 2013, është pjesë e rëndësishme e saj”./Lajmi.net/






















