Connect with us

Lajme

Skandali në Zimbamve, pranga Ministrit që firmosi tenderin 60 mln euro me biznesmenin shqiptar

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve, Obadiah Moyo, ka rënë në pranga pasi akuzohet për aferë të paligjshme me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja.

Arrestimi i tij sipas mediave vendase është kryer pasi Ministri i dha tenderin 60 milionë euro kompanisë së Dedjas.

Ministri i Shëndetësisë u ndalua të premten, ndërsa këtë të shtunë u la i lirë me garanci pasurore prej 50 mijë dollarësh.

Lirimin me kusht e mbështeti dhe prokuroria vendase.

Hetimet kanë nisur pas debateve në këtë shtet për blerjen e materialeve për Covid-19.

Sipas prokurorisë në Zimbabve, marrëveshja ishte pa garë dhe u fitua nga një kompani fantazëm.

Më herët u arrestuan dhe tre administratorët e shoqërisë farmaceutike.

Qeveria e Zimbabves urdhëroi fillimisht anulimin e marrëveshjes që agjencia shtetërore shëndetësore, “Natpharm” kishte lidhur me kompaninë “Drax International” të biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja, nën dyshime për aferë korruptive./oranews/

NA NDIQ NË FACEBOOK