Connect with us

Kosovë

Skandali i shoqërisë shqiptare: Rrëfehet vëllai i 15 vjeçares “E përdhunonin me radhë”, “më sollën video edhe mua”

Publikuar

Në një ngjarje tepër të rëndë përdhunimi del se është e përfshirë e gjithë shoqëria kundër një vajze të mitur. Në vend se të bëhej me viktimën 15 vjeçaren, shoqëria shqiptare është bërë me përdhunuesin e përdhunuesit e tjerë – duke e mbajtur sekret një ngjarje bizare. Së fundi është rrëfyer edhe i vëllai i të miturës. 

Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga i moshuari Abaz Doku, ka treguar detaje mjaft të rënda mbi historinë tronditëse të së motrës.

I ftuar në emisionin me ‘zemër të hapur’ në News24, djali ka thënë se e motra është abuzuar që në moshën 12 vjeçare nga roja i shkollës dhe të tjerë persona, që sipas tij i urdhëronte i moshuari.

Vëllai tha se gjatë muajit maj i çonin edhe atij foto dhe video të motrës.

Si e more vesh të vërtetën?
Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi.

Si janë përfshirë?

Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë.
Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante.

Para se të vinin fotot te ju, kishit parë ndryshim te motra?
Jo, dukej normal.

As nëna juaj nuk kishte vënë re gjë?
Jo jo

Po kur u përballët me realitetin?
Motra i tregoi gjithë të vërtetën nënës. I tha që roja kishte abuzuar me të që rreth moshës 12 vjeçe, që kur ishte në klasën e shtatë. Ajo nuk kishte folur, se ai i bënte presion. Roja ka abuzuar i pari, pastaj punëtorët e tij, që ju jepte urdhër. Unë i njoh, njëri është i moshës 20-vjeçare, e kam në pallat./Express

Lajme9 minutes ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni1 hour ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota3 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni4 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë5 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni5 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni5 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë5 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK