Sport
Skandal: Punëtorët që punojnë në stadiumet e Katarit nuk janë paguar që shtatë muaj

Kjo Kupë e Botës ishte diskutuar shumë që nga momenti kur Katarit i ishte besuar organizimi i saj, por derisa ditët po kalojnë, skandalet po bëhen edhe më të shumta.
Raportohet se punëtorët, më saktë migrantët që punojnë në ndërtimin e stadiumeve në Katar, nuk janë paguar që shtatë muaj, përcjell lajmi.net.
Në mediet angleze madje edhe saktësohen edhe disa emra të punëtorëve që nuk janë paguar, ku kritikohet edhe qeveria e Katarit që nuk ka ndërmarrë asgjë për të kapërcyer problemet.
Tani sytë e të gjithëve janë kthyer nga FIFA, e cila duhet të reagojë dhe qortojë Katarin, kur dihet se ky vend “noton” në para./Lajmi.net/






















